ZYRA E PËRKTHIMIT
SHQIP - GJERMANISHT

Irene Boldt-Bregu (përkth. e dipl.)


Shërbimi ynë

Përkthime me shkrim:

Përkthimet me shkrim llogariten zakonisht në bazë të rreshtave. Një rresht standart ka 60 - 62 takte tastiere (d.m.th. shkronja ose boshllëk mes shkronjave). Përveç çmimit për rresht llogaritet dhe vertetimi zyrtar (vula e betimit) që kushton 5,10 . Çmimit i shtohet 16 % MwSt. (TVSH = Tatimi i vlerës së shtuar). Për disa lloje çertifikatash të standartizuara llogarisim një çmim fiks i cili përfshin vertetimin zyrtar dhe TVSH-në.

Përkthime me gojë:

Porositë për përkthimet me gojë llogariten në bazë të orëve. Me orë llogaritet dhe koha e udhëtimit për të shkuar në vendin ku do të kryhet përkthimi. Për porositë e mëdha mund të llogariten çmime ditore fikse.

Në rast se keni ndonjë kërkesë konkrete na dërgoni një e-mail dhe ne do t'ju kthejmë menjëherë ofertën tonë. Në këtë rast ju lutemi që të përdorni formularin tonë të kontaktit dhe ta plotësoni me të dhëna sa më të sakta në lidhje me porosinë tuaj.

[kthim në faqen kryesore]